Aktuale
Miratohet projektligji për Byronë Shtetërore dhe Konfiskimin e Pasurisë
Kuvendi i Kosovës e ka miratuar në parim Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
Me 81 vota për, asnjë kundër dhe 25 abstenime deputët kanë miratuar këtë projektligj në lexim të parë, që u shoqërua me polemika të gjata.
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, para deputetëve, këtë projektligj e quajti me peshë të veçantë për shtetin, sundimin e ligjit, rrugën drejt BE-së dhe besimin e qytetarëve në drejtësi.
“Ky projektligj nuk është i zakonshëm, por një projektligj që thotë qartë se funksioni publik nuk mund të jetë mburojë për pasurim të pajustifikueshëm”, tha ndër të tjera në fjalimin e saj ministrja e Drejtësisë.
Sipas Gërvallës projektligji është mesazh i qartë dhe shumë gjatë i pritur nga qytetarët e Kosovës. /Ekolajmi/
BASHKOHUNI NË DISKUTIM