Aktuale
KIESA informon bizneset për grantet në arsimin dual, afati i aplikimit deri më 30 prill
Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI), ka organizuar një sesion informues për bizneset lidhur me skemën e granteve për arsimin dual.
Gjatë këtij aktiviteti, u theksua rëndësia e aftësimit profesional si një faktor kyç për zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit privat dhe rritjen e kapaciteteve të bizneseve. Përfaqësuesit institucionalë nënvizuan rolin e bashkëpunimit ndërmjet arsimit dhe tregut të punës, si një domosdoshmëri për përgatitjen e fuqisë punëtore.
Bizneset pjesëmarrëse u informuan për procedurat e aplikimit, kriteret dhe dokumentacionin e nevojshëm, duke pasur gjithashtu mundësinë të marrin përgjigje për pyetje konkrete.
Kjo skemë mbështetet nga projekti “Shkathtësitë për Punësim të Qëndrueshëm në Kosovë”, i financuar nga Dukati i Madh i Luksemburgut dhe zbatuar nga MINTI përmes KIESA-s, në bashkëpunim me LuxDev.
Afati për aplikim është deri më 30 prill 2026, në adresën elektronike: arsimidual@rks-gov.net.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM