Aktuale
Kërkohet burgim i përjetshëm për të akuzuarit në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, vendimi më 21 prill
Apr 17, 2026
15:14
Në seancën e sotme gjyqësore janë paraqitur fjalët përfundimtare në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, ndërsa gjykata ka caktuar shpalljen e aktgjykimit për 21 prill, në ora 13:30.
Prokuroria ka kërkuar dënim maksimal me burgim të përjetshëm për të akuzuarit, duke theksuar se vrasja ishte e planifikuar dhe e organizuar paraprakisht.
Prokurorja Javorka Perlinçeviq e cilësoi këtë rast si një krim makabër, duke nënvizuar se vrasja ndodhi në prani të fëmijëve. Ajo shtoi se gjatë procesit gjyqësor janë paraqitur tri versione të ndryshme të ngjarjes nga të akuzuarit, të cilat i quajti si mbrojtje të menduara paraprakisht.
Mbrojtja e të akuzuarve ka kundërshtuar akuzat e ngritura ndaj tyre. /Ekolajmi/
BASHKOHUNI NË DISKUTIM