Aktuale
Krasniqi dhe Guérot flasin për zhvillimin ekonomik lokal
Ambasadori francez në Kosovë, Olivier Guérot, vizitoi sot Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, ku u prit në takim nga ministri Elbert Krasniqi.
Në një njoftim, Krasniqi bëri me dije se takimi ishte në frymë të hapur dhe bashkëpunuese.
Guérot dhe Krasniqi biseduan mbi mundësitë konkrete për thellimin e bashkëpunimit ndër-institucional, me theks të veçantë në përfitimet që mund të kenë komunat.
“Në qendër të bisedës sonë ishin zhvillimi ekonomik lokal dhe përmirësimi i cilësisë së shërbimeve për qytetarët dy shtylla themelore mbi të cilat ne ndërtojmë vizionin tonë për një qeverisje më efikase dhe më pranë nevojave të qytetarëve”, shkroi Krasniqi.
Ky është postimi i plotë i tij:
“Me zëvendësministrin Arton Konushevci, pritëm në takim, ambasadorin e Francës në Republikën e Kosovës, Olivier Guérot.
Takimi ishte në frymë të hapur dhe bashkëpunuese, ku diskutuam gjerësisht mbi mundësitë konkrete të thellimit të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve tona, me theks të veçantë në përfitimet që mund të kenë komunat tona nga kjo marrëdhënie.
Në qendër të bisedës sonë ishin zhvillimi ekonomik lokal dhe përmirësimi i cilësisë së shërbimeve për qytetarët dy shtylla themelore mbi të cilat ne ndërtojmë vizionin tonë për një qeverisje më efikase dhe më pranë nevojave të qytetarëve.
Përmes forcimit të partneriteteve ndërkombëtare, synojmë të sjellim përvoja të avancuara, mbështetje teknike dhe mundësi të reja zhvillimi për nivelin lokal.”
BASHKOHUNI NË DISKUTIM