Aktuale
FIFA mund t’i japë Kosovës një “shans të dytë” për Botërorin?
Ëndrra e Kosovës për të qenë pjesë e Kampionatit Botëror u ndërpre, pasi nuk arriti të sigurojë kualifikimin pas humbjes 1:0 nga Turqia.
Megjithatë, po qarkullon tashmë një skenar që mund të hapte një mundësi të re për “Dardanët”.
Gazetari i sportit Andi Shabani, ka folur për një mundësi hipotetike që lidhet me situatën gjeopolitike dhe pjesëmarrjen e Irani në Botëror.
“Po përflitet gjithnjë e më shumë se Irani, për shkak të situatës gjeopolitike dhe agresionit që po zhvillohet, mund të heqë dorë nga pjesëmarrja në Kampionatin Botëror. Arsyeja lidhet me faktin se nuk dëshirojnë të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Megjithatë, deri tani nuk ka asnjë njoftim zyrtar që Irani ka vendosur të tërhiqet. Një nga kërkesat e tyre ka qenë që ndeshjet të mos zhvillohen në SHBA, por në Meksikë ose Kanada, kërkesë kjo që nuk është pranuar nga FIFA”, tha mes tjerash Shabani.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM