Aktuale
Menaxhimi i deponisë së mbeturinave/ Inspektorati konstaton shkelje ligjore nga Komuna e Prishtinës
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka deklaruar se inspektorati i këtij dikasteri ka konstatuar shkelje ligjore nga Komuna e Prishtinës.
Shkeljet, sipas Pacollit, kanë të bëjnë me menaxhimin e deponisë së mbetjeve inerte dhe vëllimshme, në zonën e Matiçanit, shkruan IndeksOnline.
“Përmes këtij aktvendimi, Komuna e Prishtinës obligohet që brenda një afati prej 15-ditësh të nisë procedurat ligjore për pajisje me pëlqim ujor. Çdo neglizhencë apo mosveprim brenda këtij afati do të pasojë me masa të menjëhershme ligjore konform legjislacionit në fuqi.
Qëndrim yni është i qartë. Mbrojtja e mjedisit dhe e ujërave është prioritet i padiskutueshëm yni. Ligji vlen njëlloj për të gjithë, përfshirë edhe institucionet komunale”, deklaroi Pacolli.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM