Aktuale
Çështja e presidentit, Konjufca: Shkojmë në zgjedhje të reja nëse është vullneti i opozitës
Apr 15, 2026
12:56
Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca ka thënë se zgjedhja e presidentit varet nga vullneti i opozitës.
Konjufca i cili njëherësh është kandidat zyrtar i Lëvizjes Vetëvendosje për president tha se do të tërheq kandidaturën sapo që partitë opozitare të bëjnë një propozim për president.
“Shkojmë në zgjedhje të reja nëse është vullneti i opozitës. Nuk kemi çka të bëjmë”, tha shkurt Konjufca.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM