Aktuale
Arianit Koci kërkon burgim të përjetshëm për të akuzuarit në rastin ‘Banjska’
Apr 15, 2026
12:12
Avokati i familjes Bunjaku, Arianit Koci, ka kërkuar dënim me burgim të përjetshëm për të akuzuarit në rastin e vrasjes së rreshterit Afrim Bunjaku në Banjska.
Në deklaratën e tij para trupit gjykues, avokati Koci tha se Afrim Bunjaku “po vazhdon me u vra”, për shkak se askush nga të përfshirët nuk ka shprehur pendesë për ngjarjen.
“Më vjen keq për vdekjen e Bunjakut, më vjen keq për familjen e tij. Qëllimi ka qenë shkëputja e territorit të Kosovës, e territor i Kosovës jemi gjithë ne. Kosova është shtet i pavarur, këtë duhet me ditë këta. Këta nuk kanë shpreh keqardhje”, deklaroi ai.
Në emër të familjes Bunjaku, avokati kërkoi që ndaj të akuzuarve të shqiptohet dënim me burgim të përjetshëm.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM