Aktuale
Mbi 200 biznese nga 19 shtete mblidhen në Tiranë për Samitin e IV të Diasporës
Sot po zhvillohet Samiti i IV i Diasporës, ku mbi 200 biznese nga 19 shtete janë bashkuar për të forcuar rrjetëzimin, për të krijuar bashkëpunime të reja dhe për të eksploruar mundësi konkrete zhvillimi përmes Rrjetit Global të Bizneseve Shqiptare.
Ngjarja po shërben si një platformë e rëndësishme për takime B2B, panele diskutimi dhe prezantime, duke sjellë së bashku sipërmarrës dhe profesionistë nga diaspora dhe trojet shqiptare. Organizatorët synojnë që përmes këtij samiti të nxisin partneritete të qëndrueshme dhe projekte konkrete biznesi.
Gjatë gjithë ditës pritet të publikohen foto dhe momente nga aktivitetet, të cilat pasqyrojnë atmosferën dinamike dhe interesin e lartë të pjesëmarrësve.
Pjesëmarrësit janë falënderuar për angazhimin e tyre, me thirrjen që ky samit të shndërrohet në suksese të prekshme dhe bashkëpunime afatgjata./Albanian Global Diaspora Business Network

BASHKOHUNI NË DISKUTIM