Aktuale
Arrestohet lideri i opozitës turke, dyshime për korrupsion
Apr 13, 2026
09:59
Ümit Erkol, kryetar i Partisë Republikane Popullore (CHP) për provincën e Ankarasë, është arrestuar së bashku me tetë persona të tjerë në kuadër të një hetimi të nisur nga prokuroria e Izmirit.
Ai dyshohet për përvetësim fondesh, mashtrim të rëndë dhe falsifikim dokumentesh.
Sipas hetimeve, janë zbuluar mospërputhje të mëdha financiare gjatë viteve 2023–2024, me një diferencë që tejkalon 14 milionë lira turke dhe një dëm total të vlerësuar deri në 28.5 milionë lira.
Ky rast vjen në një kohë tensionesh politike në Turqi, pas arrestimit të mëparshëm të kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem Imamoglu, i cili po përballet me akuza për korrupsion.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM