Aktuale
Deputeti i VV-së e ngatërron Albulena Haxhiun me Vjosa Osmanin, dikush nga salla i thotë “kanë me të mytë që ke gabu”
Apr 10, 2026
15:27
Deputeti i Vetëvendosjes, Enver Haliti, tentoi që ta përshëndeste kryetaren e kuvendit, Albulena Haxhiu, edhe me funksionin e saj të ushtrueses së detyrës së presidentes, por këtu ngatërrua.
“E nderuara kryetare e kuvendit dhe ushtruese e detyrës së presidentes, zonja Vjosa Osmani, Vjosa… Albulena Haxhiu”.
Ky gabim i tij shkaktoi të qeshura në kuvend, ndërsa nga deputetët opozitarë dikush u dëgjua t’i thoshte: “O kanë me të mytë që ke gabu”.
Haliti pak i stresuar më pas e korrigjoi duke thënë: “Ish-presidente”.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM