Aktuale
Kushtetuta e Kosovës, Haradinaj: Dokumenti themelor që mishëron idealet e luftës çlirimtare për liri dhe shtetësi
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar me rastin e Dita e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, duke theksuar rëndësinë e Kushtetutës si dokument themelor i shtetit.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj tha se sot, Republika e Kosovës shënon Ditën e Kushtetutës, dokumentin themelor që mishëron idealet e luftës çlirimtare për liri dhe shtetësi. Kjo Kushtetutë moderne është gardiani që mbron arritjen më të madhe të shqiptarëve, shtetin e pavarur të Kosovës, duke garantuar të drejtat e njeriut, barazinë para ligjit dhe mbrojtjen e qytetarëve pa dallim. Në 5 vitet e fundit, kemi parë shkelje të panumërta të Kushtetutës, përmes vendimeve dhe veprimeve antikushtetuese duke anashkaluar qëllimshem parimet e saj. Kjo praktikë duhet të ndalet urgjentisht. Urime Dita e Kushtetutës!
BASHKOHUNI NË DISKUTIM