Aktuale
Ekuipazhi i Artemis II do kthehet në Tokë me më shumë zbulime nga Hëna
Apr 09, 2026
10:21
Ekuipazhi i anijes Artemis II tha se kanë “shumë më shumë fotografi” dhe “shumë më shumë histori” për të ndarë me botën, ndërsa përgatiten të kthehen në Tokë.
Katër astronautët në bordin e anijes kozmike Orion kanë përfunduar misionin e tyre rreth Hënës dhe pritet të zbresin në brigjet e San Diegos rreth orës 20:00 të premten sipas orës EST të SHBA-së, shkruan BBC-i.
Duke folur për mediat nga hapësira gjatë rrugës për në shtëpi, piloti i misionit, Victor Glover, tha se ekuipazhi ishte i etur të ndante atë që kishte parë me botën.
Kur u pyet në lidhje me rikthimin në Tokë, Glover tha: “Duhet të kthehemi. Ka kaq shumë të dhëna që i keni parë tashmë, por të gjitha gjërat e mira po kthehen me ne”, tha ai.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM