Aktuale
Irani thotë se i është sulmuar rafineria në Ishullin Lavan pas armëpushimit
Apr 08, 2026
16:16
Një rafineri nafte në Ishullin Lavan të Iranit është sulmuar të mërkurën, vetëm disa orë pas shpalljes së armëpushimit në rajon, raporton televizioni shtetëror iranian.
Sipas raportit, sulmi ka ndodhur rreth orës 10:00 të mëngjesit. Ende nuk është bërë e ditur se kush qëndron pas sulmit, por është konfirmuar se nuk ka të lënduar.
Ky incident ndodh pak pas marrëveshjes për armëpushim midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, që synon ndalimin e veprimeve ushtarake dhe rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, një nga rrugët kryesore të furnizimit me naftë në botë.
Autoritetet iraniane vazhdojnë hetimet për të përcaktuar shkakun dhe autorët e sulmit.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM