Aktuale
Edisa tha se Ledioni pëlqente Brikenën, reagon moderatori!
Mbrëmja e fundit në “Big Brother VIP Albania” ka vijuar me ritme të forta, duke sjellë jo vetëm eliminime të njëpasnjëshme, por edhe përballje të drejtpërdrejta që kanë tërhequr vëmendjen e publikut.
Pas largimit të Juelës, gara përfundoi edhe për Edisën, e cila u eliminua pas një televotimi vendimtar. Megjithatë, momentet më të komentuara nuk ndodhën brenda shtëpisë, por në studio, ku ajo u përball me moderatorin Ledion Liço. Sapo u ul për intervistën pas eliminimit, Ledioni e vuri përballë një deklarate të bërë prej saj gjatë qëndrimit në lojë, duke i kërkuar sqarim publik.
Gjatë ditëve në shtëpi, Edisa kishte aluduar për një pëlqim të mundshëm mes tij dhe Brikenës, një koment që kishte qarkulluar gjerësisht edhe jashtë formatit. Moderatori vendosi ta adresojë drejtpërdrejt këtë çështje, duke i dhënë fund spekulimeve me një deklaratë të prerë dhe pa hapësirë për keqinterpretim.
“Që ta dish ti dhe ndonjë tjetër, unë kam pëlqyer vetëm një bjonde në ‘Big Brother’ dhe ajo nuk është konkurrente sezonale”, u shpreh ai, duke lënë të kuptohet qartë se aludimet nuk qëndronin dhe se bjondja në fjalë është Sara Hoxha, ish-partnerja e tij.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM