Aktuale
Si të rrisim një fëmijë të lumtur – çfarë thonë shkencëtarët?
Lumturia e fëmijëve nuk vjen rastësisht. Sipas studimeve në fushën e psikologjisë dhe zhvillimit të fëmijës, ajo ndërtohet përmes marrëdhënieve të shëndetshme, mbështetjes emocionale dhe një mjedisi të sigurt.
Shkencëtarët theksojnë se lidhja e fortë me prindërit është faktori kryesor. Fëmijët që ndihen të dashur, të dëgjuar dhe të pranuar zhvillojnë vetëbesim më lë lartë dhe janë më të qëndrueshëm emocionalisht. Komunikimi i hapur dhe koha cilësore me familjen ndikojnë drejtpërdrejt në mirëqenien e tyre.
Po ashtu, loja dhe aktiviteti fizik janë thelbësore. Sipas kërkimeve, fëmijët që luajnë lirshëm dhe kalojnë kohë jashtë janë më kreativë dhe më të lumtur. Loja i ndihmon ata të shprehin emocionet dhe të ndërtojnë aftësi sociale.
Një tjetër element i rëndësishëm është vendosja e kufijve të qartë. Edhe pse mund të duket e kundërta, rregullat e qëndrueshme i bëjnë fëmijët të ndihen më të sigurt dhe më të qetë, sepse e dinë çfarë pritet prej tyre.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM