Aktuale
Trump mendon që udhëheqësi i ri suprem i Iranit është gjallë, por ‘i dëmtuar’
Mar 13, 2026
08:26
Presidenti Donald Trump tha se mendon që Udhëheqësi i ri Suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, babai i të cilit, ish-udhëheqësi suprem, u vra në ditën e parë të luftës së ShhBA-së dhe Izraelit kundër Iranit , është gjallë, por “i dëmtuar”.
Khamenei nuk është parë nga iranianët që nga zgjedhja e tij të dielën nga një asamble klerike, dhe komentet e tij të para u lexuan nga një prezantues televiziv të enjten.
Një zyrtar iranian i tha Reuters të mërkurën se udhëheqësi suprem i sapoemëruar ishte plagosur lehtë, por po vazhdonte të vepronte, pasi televizioni shtetëror e përshkroi atë si të plagosur në luftë.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM