Aktuale
Falë fluturimit Riad-Prishtinë, riatdhesohen shtetasit e Bosnjës nga Arabia Saudite
Me anë të fluturimit Riad-Prishtinë, është realizuar me sukses riatdhesimi i shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës nga Arabia Saudite.
Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi të Ambasadës së Kosovës në Zagreb.
Sipas njoftimit, pas kërkesës nga Ministria e Punëve te Jashtme të Bosnjës dhe Hercegovinës, drejtuar Ambasadës së Kosovës në Zagreb, MPJD-ja e Kosovës në kuadër të një bashkëpunimi me institucione të tjera të vendit, organizoi dhe realizoi me sukses riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës në fluturimin nga Riadi drejt Prishtinës.
“Republika e Kosovës edhe një herë dëshmoi se bashkëpunimi ndërmjet shteteve në rajon është thelbësor në tejkalimin e vështirësive që mund të kenë qytetarët e vendeve në rajonin tonë. Ambasada e Republikës së Kosovës në Zagreb, falënderon institucionet e përfshira dhe të gjithë ata që kontribuuan, për përgjigjen e shpejtë dhe efikasitetin e treguar”, thuhet në njoftim.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM