Aktuale
Afati i fundit për Presidentin dhe përplasja me VV’në, Osmani pritet të mbajë sot konferencë për media
Presidentja Vjosa Osmani pritet të mbajë një konferencë për media pasdite. Presidenca tha se do të njoftojnë me kohë.
Konferenca e saj vjen pas zhvillimeve të fundit për çështjen e zgjedhjes së Presidentit derisa sot është afati i fundit për nisjen e procedurës së zgjedhjes së të parit apo të pares së shtetit.
Osmani nuk u kandidua nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila e nxori kandidatin e saj Glauk Konjufca për President.
Osmani dhe kryeministri Albin Kurti kanë zhvilluar një takim pak ditë më parë rreth kësaj çështje dhe nga takimi dolën pa një rezultat.
Në seancën e sotme solemne për Epopenë e UÇK-së në Kuvendin e Kosovës, Osmani e Kurti nuk u përshëndetën mes vete.
Në vitin 2021, Osmani e Kurti i hynë garës bashkë me një marrëveshje për postet që i mbajtën më pas.
Por, kur pritjet ishin që Vetëvendosje të ketë sërish Osmanin kandidate për presidente, e cila shfaqi ambiciet edhe për një post, nisi krisja e raporteve mes tyre me zyrtarizimin e Konjufcës për kandidat për president.
Nga stafi i Osmanit mbrëmë u shkëmbyen replika me zyrtarë të Vetëvendosjes mbi çështjen e sigurimit të votave për Osmanin.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM