Aktuale
Irani kërcënon me zgjerim të sulmeve, SHBA mbyll disa ambasada
Irani ka lëshuar një paralajmërim të ri dhe të ashpër ndaj Izraelit dhe aleatëve të tij, duke u zotuar se do të zgjerojë sulmet hakmarrëse nëse diplomatët e tij në Liban bëhen shënjestër, raporton CNN.
Një zyrtar i lartë iranian deklaroi për agjencinë e lajmeve “Tasnim” se çdo veprim i “regjimit zionist” kundër objekteve diplomatike ose personelit iranian në Liban, do të pasohet me masa të ngjashme kundër qendrave dhe shtetasve izraelitë në vende të tjera.
Ky tension vjen në një kohë kur ushtria izraelite ka urdhëruar banorët e Libanit jugor të evakuohen menjëherë, si pasojë e zgjerimit të operacioneve kundër Hezbollahut. Grupi militant libanez ka vijuar lëshimin e raketave përtej kufirit në mbështetje të Iranit, duke rënduar më tej situatën në terren.
Në anën tjetër, Shtetet e Bashkuara kanë marrë masa drastike duke mbyllur ambasadat në tri shtete të Gjirit Persik dhe duke u bërë thirrje qytetarëve amerikanë që të largohen nga rajoni.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM