Aktuale
Irani nis një valë tjetër sulmesh ndaj Izraelit dhe qyteteve të Gjirit
Shpërthime të forta janë dëgjuar të hënën në qytetet e Gjirit, përfshirë Dubain, Dohën dhe Manaman, si dhe në Jerusalem, derisa Irani ka vazhduar ditën e tretë të sulmeve në përgjigje të operacioneve ushtarake amerikano-izraelite.
Sipas Agjencisë France-Presse (AFP), disa shpërthime të fuqishme janë raportuar në kryeqytetet e Katarit dhe Bahreinit, si dhe në qytetin më të populluar të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Forcat ajrore izraelite njoftuan në platformën X se raketa janë lëshuar nga Irani drejt territorit izraelit dhe se sistemet mbrojtëse janë aktivizuar për t’i interceptuar ato.
Autoritetet izraelite u kanë dërguar mesazhe qytetarëve në zonat përkatëse përmes telefonave mobilë, duke i udhëzuar të strehohen në hapësira të mbrojtura dhe të qëndrojnë aty deri në një njoftim të ri.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM