Aktuale
Dibrani me stafin e SHKK-së vizitojnë kryetaren e kuvendit
Feb 27, 2026
13:51
Albulena Haxhiu, Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, ka pritur sot në një takim zyrtar stafin e Shërbimit Korrektues të Kosovës, të udhëhequr nga drejtori Ismail Dibrani.
Gjatë takimit është diskutuar për zhvillimet e fundit në sistemin korrektues, sfidat me të cilat përballet ky institucion, si edhe për avancimin e mëtejmë të standardeve profesionale.
Rikujtojmë se prej disa vjetësh brenda Shërbimit Korrektues të Kosovës është vendosur rregull dhe një nivel i lartë profesionalizmi, duke shënuar përmirësime të dukshme në menaxhim dhe funksionim.
Takime të tilla konsiderohen të rëndësishme për vazhdimësinë institucionale dhe bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të ndryshme të vendit.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM