Aktuale
Ekskluzive: 1 milion eurot e sekuestruara në Merdare dërgohen në verifikim, nëse janë origjinale apo false!
Feb 25, 2026
14:25
Tre persona janë ndaluar dje në pikëkalimin kufitar në Merdare, pasi gjatë një kontrolli të përbashkët të realizuar nga Policia dhe Dogana e Kosovës, në një automjet që drejtohej nga njëri prej tyre është gjetur dhe sekuestruar një shumë e madhe parash.
Shuma e sekuestruar kap vlerën rreth 1 million euro.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se në këto momente shuma e madhe e parave është dërguar për verifikim për të qartësuar nëse janë false apo origjinale.
Të dyshuarit A.L.,A.K., dhe E.A janë ndaluar për 48 orë.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM