Aktuale
Sulmoi fizikisht policin, arrestohet i dyshuari në Shtërpcë
Feb 23, 2026
10:01
Një burrë është arrestuar në Shtërpcë nën dyshimin se kishte sulmuar fizikisht një zyrtar policor.
Sipas raportit zyrtar, polici ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor i cili si pasojë ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM