Botë
Kongresi i Kim Jong Un në Korenë Veriore, 5000 anëtarë votojnë PRO
Duke hapur Kongresin e Nëntë të Partisë, udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un tha se vendi i tij ka kapërcyer stanjacionin dhe ka arritur qëllime të mëdha ekonomike në pesë vitet e fundit, raportoi sot agjencia shtetërore e lajmeve KCNA.
Në fjalën e tij hapëse, Kim tha se pesë vitet e fundit kishin qenë një “periudhë krenarie”, duke përmendur arritjet e Koresë së Veriut në politikë, ekonomi, mbrojtje, kulturë dhe diplomaci, ndërsa forconte pavarësinë e saj.
Për botën e jashtme, Koreja e Veriut ka sjellë një “ndryshim të madh” në marrëdhëniet me vendet e tjera dhe në peizazhin gjeopolitik global, tha ai. Kim nuk përmendi marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara ose Korenë e Jugut në fjalimin e tij, as nuk foli për përpjekjet e vendit të tij për të zhvilluar një rezervë armësh bërthamore.
Koreja e Veriut pritet të paraqesë aftësitë e saj ushtarake dhe qëllimet e zhvillimit të armëve si pjesë e takimit.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM