Aktuale
Nëna e argjentinases së vrarë: Gjithmonë kemi besuar në drejtësinë e Kosovës
Maggie Urdangaray, nëna e vajzës argjentinase që u vra më 1 gusht 2023 në një hotel në Fushë Kosovë, tha se mori drejtësinë në Kosovë, pasi gjykata shpalli sot fajtor Endrit Nikën për këtë rast.
Ajo tha se përherë i ka besuar drejtësisë në këtë vend. “Përkundër të gjitha vështirësive, ka qenë e vështirë nga fillimi për ta rikthyer… por ne gjithmonë kemi besuar në drejtësinë e Kosovës. E vlerësojmë shumë punën e prokurorit që gjithmonë është përpjekur ta zbulojë të vërtetën. Dhe sot e ka dëshmuar me të gjithë provat. Clara e ka marrë drejtësinë. Faleminderit Kosovë, faleminderit gjithë shoqërisë që na mbështetën”, ka thënë ajo për media pas shpalljes së vendimit.
Megjithatë, prindërit e Maria Clara Urdangaray kanë deklaruar se as ky dënim nuk mund t’i ngushëllojë, pasi vajza e tyre më nuk jeton. Ata po ashtu kanë paralajmëruar se do të kërkojnë dënim të përjetshëm për Nikën.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM