Magazinë
Dua Lipa ambasadore e re e Bvlgarit
Feb 19, 2026
08:39
Gjiganti i stolive, Bvlgari, ka mirëpritur në familje Dua Lipën.
Ylli shqiptar me famë botërore do të jetë fytyra më e re e kompanisë.
“Me krenari, Bvlgari mirëpret Dua Lipën, si ambasadoren më të re botërore” thuhet në njoftim të kompanisë.
Në fotografitë e publikuara, ku Dua shfaqet me stoli dore dhe qafe, në pah del bukuria e saj dhe e secilës copëz që mban.
“Është jashtëzakonisht e veçantë të punosh përkrah një marke ikonike si Bvlgari, dhe jam e emocionuar që jam pjesë e një shtëpie që mishëron vetëbesimin, kreativitetin dhe feminitetin modern. Artikujt e tyre gjithmonë i shtojnë prekjen perfekte përfundimtare, duke e transformuar një pamje në një moment të vërtetë” u shpreh Dua.
Ky është bashkëpunimi i radhës i ikones shqiptare, që tashmë është figurë e shumë brendeve gjigante, si Versace dhe YSL.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM