Ekonomi
Bizneset në Kosovë: OEK flet me partnerët për fuqizim të sektorit privat
Të premten, në Odën Ekonomike të Kosovës u mbajt një tryezë diskutimi, përmes së cilës po synohet zhvillimi ekonomik e forcimi i sektorit privat.
Të pranishëm ishin krerët e odave, si nikoqiri Lulzim Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës e ai i asaj Gjermane, Besnik Vasolli.
Rafuna tha se është e pamundur të arrihet sukses pa përkrahjen e duhur të qeverisë dhe të diplomacisë ekonomike.
Vasolli ndërkaq tha se qëllimi i tryezës ka qenë që të ndihmojnë sektorin privat.
Ndërkaq, Emrush Ujkani, drejtori i Këshillit të Investitorëve Evropianë, tha se me institucionet shtetërore kanë nevojë të bëjnë politikë për njëri-tjetrin, dhe jo me njëri-tjetrin.
Në takim morën pjesë edhe përfaqësues nga Oda e Hotelerisë dhe Turizmit, që thanë se forumi i sektorit privat jep mundësi që kërkesat karshi institucioneve të jetë më të qarta.
Hyesn Sogojeva nga kjo odë, tha se në Kosovë dita ditës po rritet edhe numri i turistëve e që sipas tij po ndikon në forcimin ekonomik të vendit.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM