Futboll
“41 vjeç dhe luan në këtë nivel”, Fabregas i impresionuar nga Luka Modriq: E falënderojmë që luan këtu!
Feb 19, 2026
10:30
Trajneri i Comos, Cesc Fabregas, ka lavdëruar Luka Modriqin pas barazimit 1:1 mes Milanit dhe Comos në javën e 25-të të Serie-s A.
Duke folur për DAZN-in pas ndeshjes, tekniku spanjoll u shpreh i impresionuar nga paraqitja e mesfushorit kroat.
“Është kënaqësi ta shohësh Luka Modriqin, duke luajtur. E përgëzova… 41 vjeç dhe luan në këtë nivel. U përpoqëm t’i bënim presion, ta sulmonim. Nuk i bëri përshtypje fare (qeshë). Duhet ta falënderojmë që është këtu me ne në Serie-n A dhe mund ta shijojmë”, u shpreh Fabregas.
Modriq edhe një herë tregoi klas dhe qetësi në mesfushë, ndërsa Fàbregas theksoi se prania e tij në kampionatin italian është një privilegj për të gjithë dashamirët e futbollit.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM