Aktuale
Thaçi, Veseli, Selimi e Krasniqi japin deklaratat përmbyllëse pas pushimit të drekës
Seanca e fundit ku jepen fjalët përmbyllëse në Gjykatën Speciale në Hagë u hap sot me njoftimin për rendin e ditës zyrtare.
Kryetari i trupit gjykues, Charles Smith, paralajmëroi pushime të shkurtra dhe mbyllje para orës 16:45 sot.
Ai theksoi se çështja do të mbyllet në fund të ditës, përveç nëse paraqiten kundërshtime procedurale.
Sipas tij, deklaratat përmbyllëse të të akuzuarve pritet të jepen pas pushimit të drekës.
Qëllimi, tha Smith, është shmangia e ndërprerjeve dhe garantimi i vëmendjes së plotë në sallë.
Pas përfundimit të deklaratave, dosja i kalon trupit gjykues për vendimmarrje brenda tre muajve.
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi ndodhen në paraburgim që nga nëntori 2020.
Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit nga Prokuroria e Specializuar.
Prokuroria ka kërkuar dënim me nga 45 vjet burgim për secilin prej tyre.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM