Futboll
Fyerjet raciste ndaj Vinicius, reagon Federata Braziliane
Federata Braziliane e Futbollit ka reaguar pas fyerjeve raciste ndaj Vinicius Jr.
Sulmuesi i Real Madridit, pas golit të shënuar ndaj Benficas, u përball me fyerje raciste nga tifozët portugez por edhe nga futbollisti Gianluca Prestianni.
Ai pas kësaj refuzoi të luante duke u larguar nga fusha, derisa ndeshja u ndërpre për disa minuta.
Federata Braziliane e Futbollit përmes reagimit ka thënë se racizimi është krim dhe nuk duhet të ekzistoj askund e në veçanti në futboll.
”Federata e Futbollit të Brazilit qëndron në solidaritet me Vinícius Júnior, viktimë e një tjetër akti racizmi këtë të martë, pasi shënoi për Real Madrid CF kundër SL Benfica në Lisbonë.
Racizmi është krim. Është i papranueshëm. Nuk mund të ekzistojë në futboll apo askund tjetër.
Vini, nuk je vetëm.
Vendimi yt për të aktivizuar protokollin është një shembull guximi dhe dinjiteti. Jemi krenarë për ty.
Do të mbetemi të palëkundur në luftën kundër çdo forme diskriminimi. Jemi në krahun tënd. Gjithmonë.”, thuhet në Reagim
BASHKOHUNI NË DISKUTIM