Aktuale
“Qëndro ku t’flen zemra”, fushata që po rikthen trurin kosovar
Gjithçka gati sot për fushatën e kompanive evroTarget dhe Kikxxl & evroTarget me moton “Qëndro ku t’flen zemra”, e cila ka për qëllim kthimin e trurit dhe rinisë kosovare nga jashtë.
Kompanitë evroTarget dhe Kikxxl & evroTarget, në shënimin e 17 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, vitin e kaluar filluan një fushatë me moton “Qëndro ku t’flen zemra” dhe “Një mesazh për Atdheun”, ku në sheshin Zahir Pajaziti organizuan një koktej me qindra të kthyer nga mërgata të cilët e kanë vendosur të kthehen, të kontribuojnë në vend dhe të punojnë në kompanitë evroTarget dhe Kikxxl & evroTarget dhe Cubylink.
Pronari i evroTarget, Hamdi Malushaj, tha për Ekolajmin se kjo fushatë ka për qëllim promovimin e vendit dhe për të treguar një fakt të pamohueshëm, në Kosovë jetohet, punohet dhe ka paga më të larta se në vendet evropiane, dhe për këtë, është dëshmi kthimi i qindra punëtorëve të cilët punojnë në këto kompani.
“Fushata “Qëndro ku t’flen zemra” është iniciativë e jona e cila do të duhet të praktikohet edhe nga institucionet dhe palë të tjera në Kosovë. Ka shumë lajme se po ikin rinia nga Kosova për një jetë më të mirë, por nuk po tregohet fakti se ka edhe më shumë që po kthehen nga Evropa në Kosovë, për jetë e pagë më të mirë. Këtu është atdheu jonë, është e ardhmja jonë, dhe kjo duhet të jetë synim i të gjithëve”, shtoi Malushaj. Në këtë ngjarje do të marrin pjesë përfaqësues nga institucione, përfaqësues të bizneseve, dhe të rikthyerit në atdhe.
Ky është viti i dytë radhazi që kjo fushatë po realizohet në ditën e shpalljës së pavarësisë të Kosovës./ekolajmi/
BASHKOHUNI NË DISKUTIM