Aktuale
Përvjetori i Pavarësisë, Haradinaj: I mangët pa çlirimtarët
Feb 17, 2026
09:00
Ish-nënkryetari i OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj ka uruar 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Në emisionin “Ora Shtatë”, Haradinaj tha se pavarësisht se është ditë feste, sipas tij, është e mangët pa çlirimtarët e Kosovës që aktualisht po gjykohen në Hagë, transmeton Klankosova.tv.
“Si vet akti i Pavarësisë, është dita më e mirë për gjithë shqiptarët, por si pjesë se ku gjendemi tani, unë mendoj që sot është një ditë e cila na bën të mendojmë se a e kemi e dashur tamam lirinë”, tha Haradinaj nën emocione.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM