Aktuale
Miratohet shqyrtimi i parë i projektbuxhetit 2026
Feb 16, 2026
15:43
Me 66 vota për, 32 kundër dhe 5 abstenime Kuvendi ka miratuar ndarjet buxhetore për buxhetin e Kosovës.
Projektligji është votuar në lexim të parë, ku pritet të kalojë edhe në lexim të dytë, në mënyrë që të procedohet tutje me buxhetin, shkruan Insajderi.
Opozita e ka quajtur “nguti” shmangien e procedurave për votimin e buxhetit.
Deputetët e opozitës kanë votuar kundër këtij projektligji.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM