Botë
Gjersa liderët botëror po takohen mes veti në Davos, Vuçiq “si influencerët” prezanton hotelin ku po qëndron
Gjersa liderët botërorë po takohen mes veti në në Davos, presidenti serb po provon veten në një sferë të re – atë të influencerit.
Aleksandar Vuçiq gjatë qëndrimit në Zvicër organizoi një “room tour” të detajuar të akomodimit ku po qëndron në Klosters.
Ai shpjegoi se akomodimi i tij ndodhet rreth 20 kilometra larg aeroportit dhe se në Forumit Ekonomik Botëror është tashmë “njëmbëdhjetë ose dymbëdhjetë herë”, megjithëse, siç thotë ai, nuk ka qëndruar kurrë në Davos.
“Kjo është një nga dhomat më të mira këtu. Do ta shihni, gjithçka është e thjeshtë, në përputhje me modestin zviceran. Mobiliet janë në stil IKEA, druri i thjeshtë, nuk ka asgjë të veçantë. Shtratet janë pak të shkurtra, fatmirësisht nuk ka kufizues, kështu që mund të shtrihem”, tha udhëheqësi, duke shtuar se “nuk e ka rregulluar gjithçka perfekt”.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM