Aktuale
Shisnin armë në Tiranë, arrestohen tre pjesëtarë të një grupi kriminal
Dy prej tyre u kapën në flagrancë, nga shërbimet e Policisë, në Tufinë, në tentativë për të shitur dy armë zjarri kallashnikov.
Sekuestrohen 5 armë zjarri dhe municion luftarak, që dyshohet se do të shiteshin në Tufinë dhe në Fresk.
Gjithashtu, u shpall në kërkim një 28 vjeç.
Të arrestuarit janë Ilir Zyberi 55 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vrasje; Artur Brahimaj, 63 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për prodhim dhe shitje të narkotikëve dhe për mashtrim; Artur Rushiti 46 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për plagosje të rëndë me dashje.
Nga hetimet dyshohet se këta shtetas ishin pjesëtarë të një grupi që shiste armë zjarri në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht në Tufinë dhe në Fresk, shkruan Abcnews.al.
Vijojnë hetimet, në drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në grup.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM