Aktuale
Tifozët prizenas hedhin lodra arush të butë në shenjë respekti dhe sportiviteti
Jan 19, 2026
11:21
Derisa këto dijë jemi mësuar të shohim të shara dhe hudhje të gjësendeve në palestrat sportive, kjo fundjavë ishte shumë më ndryshe se të tjerat në Prizren.
Gjatë ndeshjes mes Bashkimit dhe Rahoveci 029, takimi u nderpre për pak çaste, pasi u dha një mesazh i fortë në palestrën “Sezai Surroi”.
Pas incidenteve të fundit në disa palestra, ky takim u ndërpre për pak minuta për të dërguar një mesazh më ndryshe. Në vend të gjësendeve të hedhura me mlledh, në parket mbrëmë u hodhën lodra arush të butë, nga fëmijët, si simbol i paqes, respektit dhe sportivitetit.
Për të dëshmuar se sporti jep vetëm dashuri, fëmijët kanë vendosur që lodrat që i hodhën, t’ua dërgojnë shokëve të tyre në SOS Fshatin e Fëmijëve dhe atyre në Repartin e Pediatrisë.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM