Aktuale
Xhelal Sveçla nuk paraqitet në seancën për hedhjen e gazit lotsjellës
Edhe pse ishte lëshuar një paralajmërim për urdhër-arrest për ata që mungojnë në seancë, Xhelal Sveçla nuk është prezent në sallën e gjyqit, ku po zhvillohet seanca për hedhjen e gazit lotsjellës.
Në sallë janë të pranishëm deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli dhe Salih Zyba.
Kujtojmë që në seancën e mbajtur më 31 tetor, gjyqtari Sabit Sadikaj pati paralajmëruar se kushdo që do të mungojë në seancë, ndaj tij do të lëshohet urdhërarrest, me kërkesë eventuale për paraburgim.
“Secila palë që mungon, ndaj asaj pale të lëshohet urdhërarrest dhe kërkesë për caktim të masës së paraburgimit eventual”, pati thënë gjyqtari Sadikaj.
Pacolli, Zyba së bashku me ministrin e Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla, akuzohen për “hedhje të gazit lotsjellës” në Kuvendin e Kosovës në vitin 2018.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM