Aktuale
Rrjeti i Bizneseve Shqiptare të Turqisë më 31 Janar do të organizojë një konferencë ekonomike, ku do të marrin pjesë qindra biznese shqiptare nga Kosova, Shqipëria dhe shumë shtete evropiane. Një takim i tillë po organizohet për herë të parë për të parë mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet bizneseve shqiptare në Turqi me bizneset tjera shqiptare nga vendet e ndryshme.
Kryetari i këtij rrjeti në Turqi, Muhamed Sherif, nëpërmjët një postimi në Facebook, ftoi afaristët shqiptarë nga e gjithë bota që të jenë pjesë e kësaj konference.
“Biznesmene me origjinë shqiptare që jetojnë në Turqi, biznesmenë shqiptarë që jetojnë në mbarë botën, si dhe të gjithë ata që kanë investuar ose planifikojnë të investojnë në trojet shqiptare, i ftojmë në Konferencën Ekonomike që do të organizojmë me 31 janar ditën e shtunë në Stamboll”, ka shkruar Sherifi.

Në këtë konferencë pritet të marrin pjesë edhe shumë biznese nga Kosova, me qëllim që të thellojnë bashkëpunimin, rrisin prodhimin dhe eksportin e produkteve vendore.
Rrjeti i Bizneseve Shqiptare të Turqisë është pjesë e Rrjetit Global të Biznezeve Shqiptare, në të cilin Rrjet janë edhe shumë degë të shteteve tjera /ekolajmi/
BASHKOHUNI NË DISKUTIM