Kosovë
Foto: Ilustrim
Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se kjo javë do të karakterizohet me mot kryesisht të vranët.
IHK njofton se vranësirat do të shoqërohen me riga shiu dhe fjolla bore.
Temperaturat minimale dhe maksimale mbeten pozitive deri të mërkurën, përjashtuar viset malore ku mund të ketë ngrica të dobëta, ndërsa nga e enjtja priten rënie të temperaturave dukshëm nën vlerat e zeros.
Era do të fryjë nga drejtimet e ndryshme me intensitet mesatar dhe lokalisht e fortë.
IHK ka kërkuar kujdes të shtuar të pjesëmarrësve në trafik për shkak të ngricave të cilat nga e enjtja priten të jenë ë të theksuara. /ekolajmi/
BASHKOHUNI NË DISKUTIM