Aktuale
Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, më datë 29.09.2025, ka gjetur dhe sekuestruar një automjet të tipit Mercedes G63, i vitit 2022, me vlerë rreth 160 mijë euro.
Në njoftimin për media bëhet e ditur se sekuestrimi i automjetit është bërë me kërkesë të autoriteteve gjermane, pasi ekziston dyshimi se pronari i tij kishte detyrime të pashlyera lidhur me këtë automjet.
“Në vend që t’i përgjigjej kreditorit, pronari kishte larguar automjetin nga Gjermania, ndërsa i njëjti është gjetur në Kosovë, konkretisht në qytetin e Suharekës. Automjeti është sekuestruar me urdhër të Prokurorisë Themelore në Prizren dhe për veprimet e mëtejme do të veprohet sipas udhëzimeve të institucioneve përgjegjëse të drejtësisë”, thuhet në njoftim. /ekolajmi/

BASHKOHUNI NË DISKUTIM