Aktuale
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka bërë të ditur se nga 1 tetori shumë kategori të qytetarëve të kryeqytetit do të udhëtojnë falas me transportin urban.
Rama në një postim në Facebook shkruan se transformimi i Transportit Urban vazhdon.
Lexoni të plotë postimin e tij:
Transformimi i Transportit Urban vazhdon!
Nga 1 tetori, me këtë vendim, transporti urban do të jetë falas për:
Stafin shëndetësor, si dhe stafin administrativ, teknik dhe mbështetës të të gjitha institucioneve shëndetësore të Kryeqytetit.
Stafin mësimor, si dhe stafin administrativ, teknik dhe mbështetës të të gjitha institucioneve arsimore të Kryeqytetit, përfshirë edhe institucionet parashkollore.
Të gjithë punonjësit e administratës së Kryeqytetit, në të gjitha nivelet, duke përfshirë edhe institucionet vartëse të tij.
Të gjithë nxënësit e shkollave të mesme në Kryeqytet.
Të gjithë studentët e Kryeqytetit.
Qytetarët janë prioriteti ynë, për një Prishtinë më të gjelbër dhe me më pak vetura!. /Ekolajmi/
BASHKOHUNI NË DISKUTIM