Aktuale
Foto: Ilustrim
Policia e Kosovës bën të ditur se ka arrestuar tre persona për import, eksport e shitje të paautorizuar të armëve apo materialeve plasëse.
Aksioni është zhvilluar në Prishtinë e Fushë Kosovë.
“Gjatë zhvillimit të një operacioni, në koordinim me prokurorinë, janë bastisur tri lokacione ku janë gjetur dhe konfiskuar: një arme zjarri AK-47, dy pistoleta, një revole laps, tre karikatorë, katër telefona, 58 fishekë, pajisje DVR, 3920 euro, dy thika, dy SIM kartela, një pasaportë e Serbisë, një peshore elektrike, një llap top, dy kartela bankare, një maskë, një jelek për mbajtje të armëve të zjarrit”, thuhet në raport.
Lidhur me rastin janë arrestuar tre të dyshuar shqiptarë dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /Ekolajmi/
BASHKOHUNI NË DISKUTIM