Top Lajme
Policia e Kosovës ka dal me një njoftim lidhur me rastin e vdekjes së një të riu në Kaçanik.
Në njoftim thuhet se më datë 08.06.2025, rreth orës 13:15 janë njoftuar nga një qytetar për gjetjen e trupit të pajetë të viktimës I.H (M/K) i moshës 26 vjeç.
“Dyshohet se viktima kishte pësuar aksident trafiku rreth orës 05:00 të mëngjesit në autostradën ‘Arbën Xhaferi’, afër fshatit Bob, komuna e Kaçanikut.
Menjëherë pas pranimit të informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse të Trafikut të Autostradës. Pas ekzaminimeve fillestare nga hetuesit e trafikut, është konstatuar se vdekja e viktimës nuk ka ardhur si pasojë e aksidentit”, thuhet në njoftim.
Referuar Policisë, në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe hetuesit e stacionit policor Kaçanik, ndërsa rreth orës 16:45, janë angazhuar edhe Hetimet Rajonale dhe Forenzika Rajonale.
“Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori për krime të rënda nga Prokuroria Themelore e Ferizajt, i cili ka autorizuar inicimin e rastit si: ‘Hetim mbi vdekjen’.
Për informata shtesë, do të njoftoheni pasi të kryhen ekzaminimet e nevojshme nga hetuesit rajonal”, thuhet në njoftim. /Ekolajmi/
BASHKOHUNI NË DISKUTIM