Top Lajme
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shkollimin e kuadrove të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Osmani në një postim në Facebook shkruan se suksesi i kadetëve të FSK-së është një dëshmi e qartë e profesionalizmit në rritje të ushtarakëve tanë.
“Kadetët Arlind Shefiku dhe Enderon Vuthaj, si dhe major Gëzim Osmani e nënkolonel Gëzim Sada, kanë diplomuar me sukses në akademitë dhe kolegjet më prestigjioze ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Suksesi i tyre është arritje për Forcën e Sigurisë së Kosovës, për Republikën tonë dhe një dëshmi e qartë e profesionalizmit në rritje të ushtarakëve tanë, gjë që e bënë edhe më të sigurt rrugën tonë drejt integrimit të plotë euroatlantik.
Mirënjohje të përhershme për SHBA-në – aleatin tonë të pazëvendësueshëm, për shkollimin e vazhdueshëm të kuadrove tona”, shkruan Osmani. /Telegrafi/
BASHKOHUNI NË DISKUTIM