Aktuale
Shala: Konjufca është mjet në dorën e Kurtit, partitë politike nuk duan të shkojnë në zgjedhje
Azdren Shala i ftuar në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova komentoi çështjen e zgjedhjes së presidentit duke kritikuar Glauk Konjufcën për të cilin tha se është një mjet që përdoret nga kryeministri, Albin Kurti.
Shala kujtoi kohën kur Konjufca u kandidua për kryeministër duke tërhequr paralele me kandidaturën e tij për president.
“Kam thënë që sa herë e qesin Glaukun nuk janë serioz, kjo nuk flet për Vetëvendosjen sa flet për Glaukun. Glauku mes rreshtave po e pranon që është një mjet në dorë të Kurtit, e kam thënë e kam vu një epitet ‘plastelinë’ qysh do Kurti e përdorë. E qesin për kryeministër sa për ta mbushur proceduralisht afatin, e bëjnë prapë kandidat për president sa me bë presion te partitë politike dhe ky nuk e ka asnjë shqetësim”, tha fillimisht Shala.
Tutje, ai tha se kandidimi i Konjufcës për president ishte mjet presioni për opozitën nga Kurti në mars.
“Mendoj që veç kandidimi i Glaukut, ka qenë mos me u zgjedh nga ana e Albin Kurtit, e ka përdorë atë kohë në mars, si mjet për t’i bërë presion opozitës”, shtoi Shala.
Ai shtoi se partitë politike duan ti shmangin zgjedhjet dhe se sipas tij, Kurti po insiston që të ketë zgjidhje për çështjen e presidentit.
“Asnjë parti nuk do të shkojë në zgjedhje. Kurti po insiston me gjet presidentin, a ka me arritë kjo është pyetje tjetër”, përfundoi Shala.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM