Aktuale
Apel për ndihmë: Ish-ushtari i UÇK’së, Liridon Rexha ka nevojë për trajtim urgjent jashtë vendit
Apr 15, 2026
13:29
Kërkohet ndihmë për trajtimin e Liridon Rexha, i cili po përballet me një tumor të avancuar në veshkë dhe ureter.
Pas një trajtimi 3-mujor në Shqipëri me kimioterapi dhe imunoterapi, gjendja e tij nuk ka shënuar përmirësim, ndërsa mjekët kanë rekomanduar trajtim urgjent të specializuar në Turqi, ku tashmë kanë nisur procedurat e para.
Sipas familjarëve, trajtimi përfshin terapi të avancuara dhe ndërhyrje kirurgjikale, me një kosto që pritet të arrijë rreth 200 mijë euro, çka i ka detyruar ata të kërkojnë mbështetje financiare nga qytetarët.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM