Aktuale
Nuhiu: Në Kosovë ka njerëz që nuk e dinë që ekziston sëmundja e HIV AIDS-it
Apr 13, 2026
14:19
Shëndeti, zë vend të veçantë në Programin e Mëngjesit në Klan Kosova.
Sot, në edicionin më të ri të Ora 7, u diskutuan rreth sëmundjes së HIV AIDS-it.
Arbër Nuhiu, drejtor i Qendrës për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore ka deklaruar se numri i rasteve të të infektuarve në Kosovë është në rritje, ndonëse numrat sipas tij janë shifra të vogla.
Po ashtu, Nuhiu vuri në dukje se ka edhe njerëz që nuk e dinë që ekziston si sëmundje.
“Fatkeqësisht, në shekullin e 21-të, gjithë kjo teknologji edhe njerëzit kanë mungesë të informatave rreth këtyre çështjeve, sepse shëndeti seksual është tejet i rëndësishëm, e tek ne ende është turp të flitet në mënyrë të hapur”.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM