Aktuale
“Mirënjohëse që jam gjallë”, Antigonë Ramosaj i gëzohet jetës
Pas një periudhe të gjatë sfidash shëndetësore dhe emocionale, Antigona Ramosaj ka zgjedhur të ndajë me ndjekësit e saj një mesazh të ngarkuar me emocione dhe mirënjohje.
Në një postim në Instagram, ajo tregon se rrugëtimi i saj nuk ka qenë i lehtë, duke përfshirë trajtime të vështira dhe momente të mbushura me dhimbje e pasiguri. Megjithatë, ajo thekson se pikërisht këto sfida e kanë forcuar dhe i kanë dhënë një tjetër këndvështrim për jetën.
Ajo shpreh mirënjohje të thellë për faktin që ia doli ta kalonte këtë periudhë, duke e parë çdo ditë si një fitore më vete dhe një mundësi të re për të vazhduar përpara.
“Faleminderit Zotit për çdo frymëmarrje, për çdo ditë që më dha forcë të vazhdoja përpara edhe në momentet më të vështira. Sot, mbi të gjitha, jam mirënjohëse që jam gjallë, që ia dola të kaloj gjithë ato terapi dhe sfida që më dukeshin të pafundme”.
Një rol të rëndësishëm, sipas saj, ka luajtur edhe mbështetja e familjes dhe miqve të afërt, të cilët i kanë qëndruar pranë në çdo moment të vështirë, duke i dhënë forcë dhe shpresë kur situata dukej më e rëndë.
BASHKOHUNI NË DISKUTIM