Kosovë
Në ulësen e pasme të veturës i gjenden 5 kg marihuanë, arrestohet i dyshuari në Gjakovë
Foto: Ilustrim
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person, pasi të njëjtit në ulësen e pasme të veturës i janë gjetur mbi 5 kilogramë marihuanë.
Rasti ka ndodhur të premten në Gjakovë.
“Policia e Kosovës, me njësitet e saj nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, Drejtoria kundër Krimit te Organizuar dhe ajo e Krimeve të Rënda, gjatë zbatimit të planit taktik më datën 03.04.2026 në Gjakovë kanë ndaluar për kontroll veturën me targa të huaja, të drejtuar nga personi tanimë i dyshuar A.B., (1978)”, thuhet në njoftim.
Gjatë kontrollit të automjetit, në pjesën tek ulëset e pasme janë gjetur dhe sekuestruar dhjetë paketime të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit Mariuhanë në peshë të përgjithshme prej 5 kg e 413 gram.
Po ashtu në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar një automjet, si dhe dy telefona mobil që i përkisnin të dyshuarit.
I dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar për intervistë, ndërsa me vendim të prokurorit i caktohet masa e ndalimit për 48 orë. /ekolajmi/
BASHKOHUNI NË DISKUTIM